Çështja e pagesave për lobistët amerikanë, të cilët ndihmonin Partinë Demokratike gjatë protestës në çadër, në vitin 2017, pritet të rihapet për shkak se ka zhvillime të reja.
Tashmë Prokuroria, për llogari të këtij hetimi ka administruar në dosje dy letërporosi të ardhura nga SHBA dhe Skocia. Këtë çështje është duke e ndjekur gazetari Muhamed Veliu tha se “Pas ardhjes së dy letërporosive, një nga SHBA dhe një tjetër nga Skocia, duket se prokurorët, që janë duke hetuar lobimin në shumën prej 675 mijë dolllarësh nga PD në SHBA, e kanë rihapur këtë çështje. Mësohet se do të rimerret në pyetje ish-Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Arben Ristani, në adresën e të cilit ka mbërritur fletëthirrja për t’u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës më 21 mars. Do të rimerret në pyetje edhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Në mënyrë jozyrtare, Top Channel ka mësuar nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës se, në javët në vijim pritet të merret në pyetje edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka hedhur firmat në dy kontrata lobuese, me lobistin Nik Muzin”.