Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lojërat e fatit ende prezent, në 2019 u konstatuan 285 raste

20:36 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Gjatë vitit të shkuar janë evidentuar 285 raste të organizmit të lotarive të palejuara dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të fatit.

Prej tyre 192 raste janë për baste sportive me 253 të proceduar dhe 93 raste janë për vënien në dispozicion të ambienteve me 111 të akuzuar.

Ky fenomen sipas sociologëve lidhet me situatën ekonomike dhe papunësinë.

Ariana Muça: “Ka disa faktorë që i shtyjnë. Ne po të shikojmë kemi një shoqëri, e cila është gjithmonë në nivele të ulëta ekonomike, një shoqëri ku papunësia është shumë e lartë dhe mjetet e fitimit janë të ulëta për të mbajtur qoftë individin, qoftë familjen”.

Sociologia Ariana Muça thotë se përfshirja në këto aktivitete sjellin pasoja individuale dhe familjare.

Ariana Muça:  Ne e dimë shumë mirë që lojërat e fatit janë një rrezikshmëri e lartë sepse ato sjellin një varësi të individit dhe kjo sjell efekte negative në jetën individuale, por edhe atë familjare.

Rastet nuk kanë munguar as gjatë muajit janar të këtij viti, ku policia ka arrestuar 3 persona në flagrancë dhe proceduar 5 të tjerë në gjendje të lirë, mes tyre një pronar lokali. Ndalimi i tyre u bë pas kontrolleve ku janë gjetur telefona celular, që përdoreshin për vendosje të basteve sportive.

Lojerat e fatit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.