Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lojërat e fatit u mbyllën, por rritet numri i makinetave të instaluara

21:26 / November 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinete lojerash fati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2019 në Shqipëri ishte e disponueshme një makinete lojërash fati për 10 493 persona.

Një raport që merr në analizë globalisht të gjithë vendet tregon se në vendin tonë ishin të disponueshme 293 makineta që kategorizohen tek lojërat e fatit një shifër kjo më e lartë edhe se në vitin 2017 dhe 2018 kur numri i makinetave ishte 240. Rritja prej 22 për qind duket pak ironike në kushtet kur Shqipëria në fund të vitit 2018 vendosi mbylljen e lojërave të fatit.

Raporti i “Numërimi Botëror i Makinetave të Lojërave të Fatit 2019” publikuar në tetor të këtij vit nga Shoqata e Teknologjisë së Lojërave të Fatit tregon në hyrje të saj se të dhënat e përdorura në raport janë rezultat i anketimeve të bëra.

“Informacioni për këtë anketë ka si burime trupat rregullatorë të lojërave të fatit në vendet respektive, burime qeveritare, kompanitë private të kërkimit, operatorë të industrisë së lojërave të fatit dhe vendndodhje direkte se ku janë të instaluar makinetat. Të dhënat verifikohen përmes disa burimeve dhe autoriteteve. Makinetat që numërohen në këtë anketë janë ato që janë të instaluara legalisht. Numërimi është bazuar në numra makinetash që mund të verifikohen” thuhet në sqarimin për raportin.

Vetëm pak kohë më parë u përcaktuan zonat ku mund të ushtrohet aktiviteti për kazinotë ndërkohë që AMLF hapi garën për paraqitjen e dokumentacionit nga palët e interesuara duke lënë si afat datën 22 tetor për paraqitjen e tyre ndërkohë që nga 23 tetori niste vlerësimi i tij.

Në fund të vitit 2018 qeveria Rama vendosi që të mbyllte në mënyrë të beftë lojërat e fatit dhe bastet sportive duke i cilësuar ato si plagë sociale. Mbyllja e tyre erdhi në një kohë kur edhe nga Komisioni Europian në një raport për Shqipërinë thuhej se lojërat e fatit po përdoreshin për pastrimin e parave. Lojërat e fatit si sektor punësonin 7 mijë persona ndërkohë që qarkullonin rreth 140 milionë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.