Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Lojërat mesdhetare/ I dorëzohet flamuri ekipit që do marrë pjesë

17:28 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lojrat olimpike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi olimpik që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, nga data 25 qershor deri në 6 korrik, mori sot në dorëzim Flamurin Kombëtar, në një ceremoni të posaçme, ku mori pjesë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Shefi i Misionit Diplomatik të Algjerisë, Ridha Nebais. 

“Mezi pres që të marrim medalje, por mbi të gjitha, të lëmë një shije të mirë, të një kombi të civilizuar, të kulturuar, të një skuadre që respekton ‘fair-play’ dhe përfaqëson më të mirën, jo vetëm të Tiranës, që këtë vit është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por të një Shqipërie e cila sa vjen e modernizohet. Kur djemtë dhe vajzat garojnë për uniformën e Shqipërisë, janë ambasadorët, diplomatët, politikanët, zëdhënësit, tifozët më të mirë të kombit tonë. E di që shumicën e kohës, më shumë se gjysmën e skuadrës tonë Olimpike e shikoj me ngjyrat bardh e blu të Klubit Tirana, por dua ngjyrat kuq e zi ju shkojnë edhe më shumë, sepse përfaqësoni më shumë se sa klubin e Tiranës, përfaqësoni Republikën e Shqipërisë”– tha Veliaj.

Veliaj  theksoi se ndryshimet në Komitetin Olimpik Shqiptar kanë sjellë një erë të re për ekipet sportive dhe një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe autoritet vendore për masivizimin e sportit.

“Ndonjëherë, në Ballkan, ndryshimi na tremb. Por, ndryshimi sjell gjëra të bukura, sjell ritëm të ri, energji të re, sjell bashkëpunime të reja dhe një frymë të re. Prej ndryshimit në KOKSH po shohim sukses dhe ndoshta po jetojmë ditët më të mira të sportit Olimpik, të federatave tona, të bashkëpunimit që kemi me qeverinë dhe bashkitë respektive. Sot kemi skuadra të financuara më mirë, kryeministri ka dhënë ndoshta buxhetin më të madh ndonjëherë për sportin komunitar dhe të gjithë jemi në këtë presion të shëndetshëm të Komitetit Olimpik. E di se nga mbi 70 palestrat e Tiranës jo të gjithë do e veshin këtë uniformë apo do të shkojnë në Lojërat Olimpike, por e di që mijëra fëmijë sot në këto palestra, kanë një jetë më të shëndetshme”- tha Veliaj.

Si Kryeqyteti Europian i Rinisë, Bashkia e Tiranës po finalizon një sërë projektesh për përmirësimin e infrastrukturës sportive. “Pak ditë më parë, Komiteti Olimpik Shqiptar mori dhe zyrat e reja në Parkun Olimpik “Feti Borova”, i ndërtuar  nga Bashkia e Tiranës.

ekipi flamuri lojerat mesdhetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.