Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Lokacionin ndezur, lidhje me afat”, e reja e detyron të dashurin të firmosë kontratë

14:46 / October 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1111111111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mund të flasim për shumë elementë kur bëhet fjalë për të mbajtur një marrëdhënie, por me siguri  një kontratë nuk është ‘sekreti’. Një vajzë e quajtur Devon Motley e ka detyruar të dashurin e saj Geren Gathright të nënshkruajë një kontratë, duke qenë se ata ishin larg njëri-tjetrit.

Ata e kanë ndarë këtë kontratë në Tik Tok-un e tyre dhe thonë se aty janë shkruar rregullat për secilin para se të shkojnë në universitet.

Çifti nga Teksasi shprehet se “nëse diçka shkon keq, ekziston padia”. Thënë me shaka ose jo, kontrata është mëse serioze.

Te kjo e fundit shkruhet se:

-Asnjëra palë nuk duhet të mashtrojë!

-Marrëdhënia nuk mund të përfundojë para Shtatorit të 2024-ës

-Secili duhet të dijë vendodhjen e tjetrit dhe t’u përgjigjet në mënyrë korrekte telefonatave (24/7)

-Çdo problematikë duhet diskutuar dhe secili të japë argumenta që çojnë në një zgjidhje

-Në rast ‘ngërçesh’ në lidhje, pala fajtore duhet të kërkojë falje ose të dërgojë një pako-dhuratë në shtëpinë e tjetrit

-Lokacioni në telefon duhet gjithnjë ndezur

“Shkelja 16: Mashtrimi, duke përfshirë, gjumin me dikë të seksit të kundërt, të kesh ndonjë kontakt seksual me dikë të seksit të kundërt, mesazhe ose telefonata me seksin e kundërt, ose nënkuptimet seksuale me qëllim të keq.

“Shkelja 17: Shpifje ndaj secilës palë të përfshirë në këtë kontratë: nuk lejohet të flasësh keq për partnerin

“Shkelja 18: “Neglizhimi i gjendjes emocionale ose fizike të partnerit

Çuditërisht, ka shumë njerëz që e suportojnë këtë kontratë e të tjerë e cilësojnë tejet toksike.

Devon thotë se është e gatshme t’u japë çifteve nga një kopje për 5.99 dollarë dhe thekson: Thjesht besojini njëri-tjetrit, nëse është e shkruar do përfundoni bashkë!

Pak kontradiktore Devon! Ç’kuptim ka kontrata kur ka besim?!

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.