E lumtur dhe në paqe së fundmi Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel tregon se ndihet më së miri.
Por për të arritur këtë ajo thotë se i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra. Blogerja e njohur ka publikuar dy foto, ku shihet e veshur me një fustan të bardhë dhe në super formë mbi një jaht.
Krahas fotos ajo shkruan se për paqen që ka në këto momente ia vlen çdo gjë nga e cila është larguar.
Nuk e dimë me saktësi se nga çfarë ka hequr dorë Lori, por kujtojmë se ajo ka treguar se vuan nga ankthi.
Lori tregoi disa muaj më parë se ankthi i ka filluar në vitin 2012, kur ishte në një sallon bukurie dhe për pak mendoi se po kalonte një atak në zemër.
Ajo vrapoi menjëherë në spital dhe askush nuk po e gjente se çfarë kishte.
Më pas Lori nisi të mendojë se mund të vuante nga një sëmunde e rrallë, la shkollën dhe nisi kontrollet nëpër spitale për 8 muaj.
