Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal kokaine që drejtohej nga një grup shqiptarësh. Në sajë të operacionit të quajtur Los Blancos siç raporton ANSA, operacioni në Firence ka çuar në dhjetëra arrestime, dhe sekuestrimin e tonelatave kokainë dhe miliona eurove.

Hetimi është bërë në sajë të një “Joint Investigation Team” e përbërë nga Shërbimi qendror operativ i Drejtorisë qëndrore të Antikrimit, skuadra e Firences, FINEC e Hollandës dhe Drejtorisë Qendrore për shërbimin antidrogë, në koordinim me Europol dhe Eurojust.

Vetë autoritetet italiane do të bëjnë të ditura detajet në një konferencë për shtyp në vendin fqinj ku do të jenë të pranishëm dhe prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero de Raho.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here