Ambasada amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për ata që aplikojnë për lotarinë amerikane.
Në një postim në rrjetet sociale ambasada publikon linkun e saj për të aplikuar për lotarinë, duke bërë thirrje se është e vetmja faqe zyrtare.
“DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
