Fituesit e lotarisë amerikane që ishin parashikuar të shpalleshin për më 5 maj do të shtyhen për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për rezultatet e lotarisë Elektronike të Vizave (EDV) për vitin 2021.
Formularët e aplikimit ishin hapur në tetor të vitit të kaluar nga 2 tetor deri më 5 nëntor. Sipas Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultatet do të dalin në 6 qershor.
Sidoqoftë, përkundër vonesës në rezultatet e DV-së siç është planifikuar, intervista e të përzgjedhurve do të fillojë nga 1 tetori.