Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në sheshin “Nënë Tereza” të enjten më 22 prill.
Bëhet e ditur se takimi do të realizohet në orën 18.00. Një ditë më parë e ftuar në “Opinion” vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u pyet pse nuk realizoi LSI çelje të fushatës. Ajo tha se LSI ka bërë gjithmonë një mbyllje spektakolare të fushatës.