LSI ka reaguar sërisht ndaj akuzave të deputetit Gazment Bardhi, i cili u shpreh se Sali Berisha është një shtojcë e LSI në koalicionin e non gratave.
“Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.
E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës”, thuhet në një reagim të LSI.
