Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Luan Baçi fton Bashën në protestë: Të vazhdojmë punën me Komisionin e Rithemelimit

09:57 / January 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan baci 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, mbështetës i ‘Foltores’ së Berishës, deklaroi se në protestën e sotme që do të mbahet para selisë blu, do të ketë shumë demokratë pjesëmarrës.

Nga Fieri ai tha ftoi demokratët që t’i bashkëngjiten protestës së sotme. Ai ftoi Bashën që t’i bashkohet protestës dhe të vijojë puna me Komisionin e Rithemelimit.

“Është grupi i dytë që po niset drejt Tiranës. Do të ketë pjesëmarrje shumë të madhe përpara selisë së PD. Ftoj anëtarët të shkojnë drejt Tiranës po asnjë problem, pa u frikësuar për dhunë apo për veprime që dëmtojnë qytetarët. Protesta do të jetë masive dhe festive, ku do të mblidhemi për të zbatuar vendimin e kuvendit të 11 dhjetorit një vendim që e ka shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetar. Shpresoj që Basha sot të reflektojë dhe i kemi bërë ftesë të bashkohen me ne dhe të vazhdojmë punën me komisionin e rithemelimit. Komisioni i rithemelimit do te fillojë punë sot ndërsa demokratët do ta shoqërojnë. Basha është vetëm deputet i PD dhe ai sot ose duhet të bashkohet me ne ose të iki nga Zyra.
Nëse nuk del nga zyra le të rrijë bashkë me ne.

Nuk ka shans të na ndalojë njëri se s’ka kush të na ndalojë. Kush do të na ndalojë për të filluar punë, për të shkuar te puna jonë, te shtëpia jonë pasi jemi të zotët e shtëpisë. Për sa i përket blindimit të kryeministrisë: më vjen keq që veprimi që ka bërë Rama të cilën e bën prej 8 vitesh sa herë ka protesta blindimin e dyerve dhe dritareve, te njëjtën gje bëri dhe Basha imitoi dhe po mbyll dyert e PD dhe kjo është për të ardhur keq.”, tha Baçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.