Luana Vjollca është një nga personazhet më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Përveçse shumë e suksesshme në moderim, Luana po rezulton shumë e suksesshme edhe në muzikë. Prej disa vitesh ajo është bërë pjesë e industrisë muzikore dhe ka publikuar këngë të ndryshme, të cilat janë kthyer në hite.
I ftuar në emisionin “Ditë për ditë” në Tv Klan, producenti muzikor Bini Nebihu, i cili ka punuar disa nga këngët më të suksesshme të Luanës, tregoi se përgjatë muajve të verës do të kemi edhe tre publikime të tjera nga ajo. Pas kesaj deklarate mund të themi se Luana nuk di të ndalet!
