Vazhdon të rritet ende numri i ukrainasve që largohen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre si pasojë e frikës së luftës e cila nisi që prej 24 shkurtit.
Sipas shifrave të përditësuara nga OKB-ja, rezulton se mbi 3.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, ndërkohë 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit për një strehë më të sigurt. Po ashtu, 13 milionë ukrainas të tjerë mbeten të bllokuar në zonat e bombardimeve duke e patur të pamundur të evakuohen.
Bazuar në të shifrat që jep kryebashkiakut të Mariupolit, 160 mijë banorë kanë mbetur të bllokuar në qytet, pa energji elektrike dhe në prag të përfundimit të furnizimeve me ushqime.
Kujtojmë se më herët, Ukraina deklaroi se nuk do të hapë asnjë korridor humanitar sot, për shkak të shqetësimeve për provokime ruse të mundshme.
