Mjeku Genc Sulçebe deklaroi se brenda këtij viti do kemi një vaksinë kundër Covid-19.
“Shpresojmë që puna intensive që po bëhet nga 8 kompani në botë, Kinë, Gjermani e SHBA, do të arrijë brenda këtij viti ose në fillim të vitit 2021, të fillojë të aplikohet vaksina në shkallë të gjerë, e cila do realizojë shuarjen e këtij infeksioni.
Pra brenda nje periudhe 4 me 5 muaj ne do kemi një vaksinë e cila do fillojë të aplikohet, për arsye se ka shumë prova eksperimentale të bëra qoftë në kafshë ose në njerëz se këto vaksina japin një gjendje imunitare”, tha Sulçebe për Ora News.
