”MTV Europe Awards 2023”, që u planifikua të mbahej në Paris, është anuluar. Shkak është lufta në Izrael dhe Gaza. Në deklaratë thuhet se ky nuk është një moment për një festë globale. Çmimet vjetore MTV Europe Music mbahen në një qytet të ndryshëm çdo vit.
“Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të anulojmë MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të bollshëm për mijëra punonjës, anëtarë të ekipit, artistë, fansa dhe partnerë që udhëtojnë nga të gjithë cepat e botës”, tha një zëdhënës në një deklaratë.
“MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment që duhet të shtyjmë MTV EMA në nëntor të vitit 2024”.
