Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lufta në Ukrainë/ Britania e Madhe konfirmon vdekjen e një shtetasi të saj, zhduket edhe një tjetër

23:42 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukrainee 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe ka konfirmuar vdekjen e një shtetasi të saj që luftonte përkrah forcave ukrainase kundër trupave ruse. Zyrtarët britanikë kanë refuzuar të japin identitetin e ushtarit por sipas BBC ai quhet Scott Sibley, i cili mësohet se ka qenë një ish-anëtar i forcave të armatosura britanike.

Zyra e Jashtme tha gjithashtu se ishte në dijeni të një shtetasi të dytë britanik i cili ishte zhdukur në Ukrainë dhe se po kërkonte urgjentisht informacione të mëtejshme.

Qeveria britanike ka deklaruar se po mbështet familjen e personit të zhdukur, ndërsa burimet diplomatike bëjnë të ditur se ka shumë të ngjarë që dy individët të ishin vullnetarë të huaj që shërbenin me forcat e armatosura ukrainase në Mariupol ose në Donbas.

Autoritetet në Ukrainë kanë vlerësuar se të paktën 20 mijë njerëz kanë ardhur nga jashtë për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë.

Ka pasur sugjerime më parë se britanikët kanë vdekur në Ukrainë. Tre ish-anëtarë të forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar thuhet se u vranë në mars gjatë një sulmi me raketa ruse në një qendër trajnimi ushtarak pranë kufirit me Poloninë.

Por kjo nuk u konfirmua kurrë. Javën e kaluar dy luftëtarë britanikë – Shaun Pinner dhe Aiden Aslin – u kapën nga forcat ruse dhe u shfaqën në televizionin shtetëror ku kërkonin shkëmbimin e tyre me të burgosurit rusë në Ukrainë.

britani shtetasi ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.