Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lufta në Ukrainë, presidenti Begaj: Të jemi të bashkuar! Shqipëria pro çdo iniciative që lidhet me vlerat humane

10:06 / March 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejram begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.

Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.

“Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të paprecedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballemi me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë, sfidat me të cilat po përballemi nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale apo rajonale. Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, duhet të jemi të bashkuar në reagimin tonë”, tha Begaj.

Diskutimet në forum trajtuan çështjen e paqes, veçanërisht në kontekstin e konflikteve globale që po vazhdojnë. Presidenti Begaj, duke e cilësuar rajonin e Ballkanit Perëndimor “tejet i brishtë,” foli për rëndësinë jetike të paqes.

“Paqja është e paçmueshme. Mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona që të sigurojmë më shumë stabilitet në kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon ‘tejet i brishtë’,” u shpreh ai. Lufta në Ukrainë u theksua si një shqetësim kritik, duke nxitur thirrje për një bashkëpunim dhe dialog të zgjeruar ndërmjet kombeve. Begaj konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e nismave që përputhen me vlerat humane.

“Kemi mbështetur çdo iniciativë që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë,” deklaroi ai. Thirrja e Presidentit Begaj për një reagim të unifikuar ndaj sfidave globale thekson rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat bota përballet sot

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.