Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta/ Nga Kenti drejt Ukrainës, mekaniku 25-vjeçar dhe miqtë e tij nisen për të shpëtuar fëmijët jetimë

18:56 / March 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
methode sundaytimes prod web bin 7f017860 9cb2 11ec 84fe a2a0efa555d1 525x350 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mekanik nga Kenti, i quajtur Arthur Smith ka bërë një gjest mjaft human. Ai së bashku me disa miq të tij, kanë marrë përsipër një mision sa të bukur, aq edhe i rrezikshëm. Smith dhe shokët e tij janë nisur për në Kiev me një autobus shkolle për të shpëtuar fëmijët jetimë.

Së bashku me mekanikun Smith, mësohet se do të nisen edhe ish-mjekë të ushtrisë të cilët i janë bashkuar pa hezitim këtij misioni humanitar. Grupi do të shkojë në vendin e shkatërruar nga lufta për të shpëtuar 200 jetimë.

Planet për këtë mision filluan një ditë pas pushtimit të Rusisë, gjatë kohë kur Smith ishte duke dëgjuar lajmet, u shpreh se në atë momente mendoi që duhet të bënte diçka.

“Sapo i pashë lajmet mendova, je i padobishëm. Dikush duhet të bëjë diçka,” u shpreh ai.

25-vjeçari, i cili jeton në Sevenoaks bleu një autobus shkolle për 2500 £. Ai kontaktoi një shoqatë bamirëse mjekësore në Facebook.

Autoritetet ukrainase e lejuan atë të kryejë misionin e tij në këmbim të shpëtimit të jetimëve nga Kievi për t’i çuar në Poloni, në një vend të sigurt.

Smith, i cili gjithashtu ka punuar si riparues dhe shofer autobusi, i bëri thirrje edhe miqve të tij për t’u bashkuar me të, madje duke marrë dy nga furgonat e tij të patrullës rrugore.

“Unë thjesht kam menduar për fëmijët. Unë kam menduar se çfarë do t’u them atyre. Unë ngisja një autobus shkollor dhe u thoja mirëmëngjes fëmijëve kur hipnin, tha ai.

Ai e nisi misionin e tij humanitar këtë fundjavë, duke u nisur përmes Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

Deri nesër në mëngjes, Smith duhet të arrijë në kufirin polako-ukrainas, ku grupi do të ndalojë për të shkarkuar furnizimet, më pas ata do të vazhdojnë për në Kiev.

“Unë nuk e di me çfarë do të përballem,” tha Smith duke u shprehur se nuk ka hyrë kurrë në një zonë konflikti.

Ndërsa Connor, i cili punon në shërbimin e ambulancës, i është bashkuar këtij misioni.

23-vjeçari nga Londra, i cili ka marrë një javë pushim nga puna, tha se ishte “surreale” të shihje luftën në televizion dhe donte të ofronte ndihmën e tij.

“Ka ende foshnja që duhet të lindin,” theksoi ai.

Misioni vjen pasi njerëzit në të gjithë Britaninë kanë mbledhur pajisje dhe sende të tjera për t’i çuar në Ukrainë.

Ndërkohë në Mançester, banorët të ndryshëm u bënë bashkë dhe mblodhën pajisje ushtarake me vlerë gati 20,000 £ për luftëtarët.

methode sundaytimes prod web bin 6c46bf32 9cb2 11ec 84fe a2a0efa555d1 770x433 1
methode sundaytimes prod web bin 7f017860 9cb2 11ec 84fe a2a0efa555d1 525x350 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.