Aktorja Eliona Pitarka ka zhvilluar një ‘Giveaway’ ose ndryshe lojën shpërblyese, në faqen e saj të “Instagramit”, aty ku do të dhurohen dhurata për personat që komentojnë dhe bëjnë ‘follow’ faqen personale të aktores dhe personave që ajo ndjek.
Mirëpo, një prej personave që aktorja ndjek është dhe Damian Gjiknuri. Mesa duket, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, paska nevojë për disa ndjekës më shumë.
Në 55 faqet që Elona Pitarka ndjek, bën pjesë edhe ajo e Damian Gjiknurit, të cilët personat që do duan që të fitojnë dhuratat duhet ta bëjnë follow pasi në të kundërt nuk do të mund të merrnin dot pjesë në lojë.

