Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta Rusi-Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk do zgjidhje të shpejtë në negociatat e paqes

11:06 / March 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51911348496 7e3c33b2e4 5k 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dhënë së fundmi një deklaratë rreth situatës aktuale të luftës si dhe komentoi ecurinë e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Kryediplomati rus akuzoi gjithashtu SHBA-të duke thënë se ato nuk dëshirojnë që negociatat të përfundojnë shpejt.

“SHBA nuk është në favor të një përfundimi të shpejtë të negociatave. SHBA dëshiron që të mbajë Rusinë në gjendje lufte, për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë”, tha ndër të tjera ministri.

Lavrov deklaron se Perëndimi është duke kërkuar vendosjen e një rend të ri botëror.

“Ajo që po ndodh në botë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën dhe jo aq shumë, por përpjekjet për të krijuar një rend të ri botëror. Qëllimi është “të frenohet Rusia, si dhe çdo vend tjetër që vepron në mënyrë të pavarur në skenën globale. Si pjesë e drejtimit të marrë nga NATO drejt Rusisë, Ukraina është zgjedhur si një instrument për të shtypur pavarësinë e Rusisë,” u shpreh Lavrov.

Sa i përket bisedimeve Rusi-Ukrainë, Ministri i Jashtëm rus tha se negociatat janë të vështira për arsye se Kievi vazhdimisht po ndryshon pozicion.

“Rusia nuk është kundër ndërmjetësimit, por negociatat janë të vështira sepse delegacioni i Kievit po ndryshon shpesh pozicionet”, u shpreh Lavrov.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova përplaset me ndërkombëtarët/ Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mbeten pa u shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

22:21 / July 24, 2026

Trump kërcënon BE-në me tarifa pas gjobës ndaj Google: Evropa do të paguajë çmim të lartë

22:13 / July 24, 2026

Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë

22:02 / July 24, 2026

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.