Një deklaratë e Kshillit të qytetit të Mariupolit bëri të ditur lajmin se trupat ruse kanë bombarduar një shkollë brenda sv cilës strehoheshin 400 persona. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e shtunë.
Këshilli i qytetit, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, theksoi se godina e shkollës është shkatërruar dhe se banorët ndodhen ende nën rrënoja. Mes tyre ka patur gra, fëmijë dhe të moshuar të cilët kanë qenë duke u strehuar në këtë shkollë, njoftojnë zyrtarët ukrainas.
Megjithatë, akoma nuk është regjistruar ndonjë viktimë nga ky sulm.
Madje ky lajm për sulmin ende nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur si për shkak të vështirësive në komunikim me qytetin e rrethuar të Mariupolit.
