Është publikuar traileri i pjesës të parë të sezonit të pestë të serialit më të ndjekur në botë, “La Casa de Papel”.
Sezoni i pestë dhe i fundit është ndarë në dy vëllime. Pjesa e parë e episodeve të sezonit të pestë të “Money Heist” do të shfaqen më 3 shtator të këtij viti.
Ndersa vëllimi i dytë i episodeve të sezonit të pestë do të jetë në dispozicion në Netflix nga data 3 dhjetor 2021. Në pjesën e dytë janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.
Fansat mezi po e presin të dalë në ekrane seriali i tyre i preferuar i cili i ka mbajtur të mbërthyer emocionalisht prej disa vitesh. Kush do të triumfojë, banda e Profesorit apo policia dhe shteti?
