Anëtarët që janë pro zgjedhjeve të 29 korrikut, duan përgatitjet për procesin. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi mendon ndryshe. Ai kërkon zbatimin e Statutit të partisë. Bardhi që është edhe kreu i grupit parlamentar, kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si organi i cili duhet te miratoje vendimin e Kryesisë.
Por çfarë thotë statuti i Partisë Demokratike Zyrtare?
Vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti.
Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.
Ajo që nuk kuptohet ende është se përse anëtaret e Kryesisë së PD-së zyrtare, të cilët deklarojnë se respektojnë institucionin e votës, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar sipas statutit, por kërkojnë të veprojnë pa mbledhjen e këtij forumi?