Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Luftë e hapur mes Barcelonës dhe Mesit, katalanasit: Rinovim ose nuk kemi për çfarë të flasim

20:48 / August 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vazhdon përballja mes Lionel Mesit dhe Barcelonës, me situata që ndryshojnë në çdo moment dhe po e kthejnë këtë në një luftë të mirëfilltë mes palëve. Edhe pse Mesi është një personazh i cili i ka dhënë shumë Barcelonës gjatë karrierës së tij, duket se lamtumira nuk do të jetë miqësore, siç tregojnë qëndrimet që po mbajnë palët në ditën e fundit.

Fillimisht u raportua se Mesi kishte kërkuar një takim me drejtuesit e klubit, për të sqaruar situatën, por gjithmonë duke i qëndruar besnik vendimit të tij për t’u larguar nga katalanasit. Përgjigja që ka marrë nga klibi nuk ka qenë aspak miqësore. Sipas “Marca”, ajo është “Do të flasim vetëm për rinovimin, ose nuk ka asgjë për të folur”.

Me pak fjalë, luftë e hapur dhe asnjë kompromis që mundëson largimin e argjentinasit nag Barcelona, edhe pse ky i fundit nuk dëshiron më të luajë me fanellën e kësaj skuadre. Në klub me sa duket e kanë kuptuar se do të humbasin lojtarin dhe me kokëfortësi po mundohen të nxjerrin nga ai sa më shumë përfitime financiare, duke këmbëngulur fillimisht për shifrën 700 milionë euro e duke shpresuar që ajo të shkojë rreth 250-300 milionë euro, edhe pse vështirë se ka klube që mund ta përballojnë në këtë periudhë krize. 

barcelona flasim mesi rinovim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.