Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Luftë korrupsionit, Altin Dumani nënshkruan memorandum me drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme së Spanjës

18:42 / April 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme së Mbretërisë së Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz. Ky memorandum, thotë SPAK, shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit.

“Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është të konsolidojë dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit brenda kompetencës së secilit Institucion Nënshkrues, mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm marrëdhëniesh dhe komunikimi të drejtpërdrejtë. Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre, por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e dy institucioneve shprehën besimin e tyre të thellë se bashkëpunimi i ngushtë midis tyre do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e veprimtarive të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Spanjës dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, terrorizmit, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e migrantëve, trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit, pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, krimin kibernetik, dhe lloje të tjera krimesh të rënda, që përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë.

Në mbyllje, të dy palët, shprehën gatishmërinë e hedhjes së menjëhershme të hapave konkret në hetimin e çështjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit. Nënshkrimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është mbështetur nga EU4FOCAL, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian”-thuhet në njoftimin e SPAK.

Altin Dumani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.