Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Luftë” me djegie makinash në Bilisht, babai i punonjësit të karburantit: E ka bërë Deizi Arapi

09:57 / October 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1665388134 deiziarapi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit të një pike karburanti në Bilisht, në mesnatë iu dogj makina. Babai i Marsel Buçit hedh akuza ndaj Deizi Arapit. Në një prononcim për mediat, Urim Buçi u shpreh se për mjetin ka punuar dhe se nga shteti kërkon drejtësi, por edhe kërkoi të dinte se ku i gjen paratë 27-vjeçarja.

“Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinës së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prap përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani më shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti”.

Vetë Arapit i është djegur makina disa ditë më parë. Ajo në një deklaratë për media akuzoi se gjithçka vinte pas sherrit me deputetin e PD-së Bledion Nallbati. Si autor, ajo shënjestroi punonjësin e karburantit të Nallbatit, por pa i përmendur emrin. Dhe ai rezulton të jetë pikërisht Marsel Buçi.

“Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Policia nuk ka cilësuar ende asgjë. Ai po me ruante, dukej se ishtë në pritje të parkimit të makinës”,-thoshte Arapi.

Deizi Arapi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.