Ndërkohë që gara për kryetarët e bashkive nuk pati histori në këto votime, lufta e vërtetë duket të jetë bërë për këshillat në disa bashki.
Kështu për shembull në Has janë tetë parti që pretendojnë për këshilltarë krahas Partisë Socialiste e cila ka marrë 22.4 për qind të votave duke u ndjekur nga Partia për Mbrojten e të Drejtave të Emigrantëve (PMDE) me 9.96 për qind dhe PDS me 9.32 për qind.
