Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Lufton diabetin, mbipeshën dhe mbron shëndetin e trurit, kjo është bima medicinale që rritet në Shqipëri

21:01 / February 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherebela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga bimët medicinale me vlera të forta shëruese është sherebela.

Ajo shkëlqen jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore të shumë vendeve të globit.

Përfitimet e saj janë të mëdha.

Ajo përmirëson kujtesën, lufton mbipeshën dhe ruan ekuilibrat e kolesterolit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni më shumë për përfitimet kryesore të sherebelës dhe përdorimet interesante të saj.

Sherebelën mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zjerë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherebele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë.

Një deri dy gota në ditë për rreth dy javë. Mund ta përsërisni çdo muaj.

Përfitimet Kryesore Të Sherebelës Për Organizmin

Kundër Sëmundjeve Mendore

Në mjekësinë popullore, sherebela rekomandohet për përmirësimin e funksioneve të trurit dhe të kujtesës.

Pas disa studimeve klinike, të cilave i’u referohet AgroWeb.org rekomandohet sherebelën për aftësinë e saj në zbutjen e simptomave të sëmundjeve të Alzheimerit dhe sklerozës.

Një prej këtyre simptomave është irritimi dhe nervozizmi i një intensiteti të lartë dhe sherebela mund të shuajë shpërthime të tilla.

Kundër Simptomave Të Diabetit

Sherebela ka aftësinë të ulë nivelet e glukozës.

Për këtë arsye, ajo është njëzëri e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Shumë ekspertë mjekësorë i kanë kërkuar industrisë farmaceutike që të përfshijë sherebelën në trajtimet kundër diabetit dhe inflamacionit.

Sherebela Dhe Kolesteroli

Studime të shumta mbi rolin e sherebelës në organizëm, të cilave i’u referohet AgroWeb.org thonë se konsumi i rregullt për të paktën 4 javë i sherebelës përmirëson profilin e lipideve në gjak dhe ul nivelin e kolesterolit të keq.

Kundër Mbipeshës

Mbipesha është një problem shumë serioz.

Ajo konsiderohet si një faktor kontribues për shfaqjen e diabetit të tipit 2 dhe tensionit të lartë.

Ekstraktet e sherebelës besohet se pengojnë përthithjen e yndyrnave nga pankreasi dhe zvogëlojnë peshën trupore.

Për këtë arsye, sherebela rekomandohet si një alternativë natyrale në trajtimet kundër mbipeshës.

Kundër Diaresë

Ekstraktet e gjetheve të sherebelës përmirësojnë funksionet e sistemit tretës dhe parandalojnë diarenë.

Ato kanë aftësi shtrënguese dhe mbledhëse për stomakun gjë që e bën sherebelën të këshillueshme për shumë probleme të tjera.

Përdorimet e Ndryshme të Sherebelës

Sherebelën ju mund ta rrisni vetë në kopështin, verandën apo ballkonin tuaj.

Ajo kërkon ndriçim të plotë nga dielli dhe kullim të mirë.

AgroWeb.org ju rekomandon që nëse e rrisni në kopësht, sherebelën ta vendosni pranë brokolit, lulelakrës ose lakrës.

Gjethet e sherebelës janë të dobishme sepse mbajnë larg shumë insekte të dëmshme, gjë që minimizon edhe përdorimin e pesticideve në kopësht.

Aroma dhe vetitë e saj e bëjnë sherebelën një aleate të mirë të çdo amvise.

Përzierjet e sherebelës me uthullën, sapunin dhe alkolin mund të krijojnë një solucion pastrimi gjithëpërfshirës.

Vajin esencial të sherebelës ju mund ta përdorni edhe për shëndetin e lëkurës.

Ky vaj largon infeksionet e lëkurës, mykun dhe dermatitin.

diabeti sherebela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.