Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lugina e Preshevës diskutohet në Uashington

23:23 / June 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8005686A 44EF 46E4 9A2C 02DC3EBE3212
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga ish-Kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka punuar sistematikisht dhe vazhdimisht për kërkesat e drejta dhe legjitime të Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht.

Javën që lamë pas, Liga Qytetare aranzhoi një sërë takimesh shumë të rëndësishmë në New York dhe Washington, DC, për një delegacion të liderëve politikë të Luginës së Preshevës të përbërë nga Shaip Kamberi, Deputet dhe Kryetar i PVD, Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Kryetar i PD, Ardita Sinani, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar e ish-Nënkryetar (së fundi) i Komunës së Preshevës dhe Kryetar i PDSH. Vizita e tyre në SHBA u mbështet nga Qeveria e Kosovës.

Delegacioni filloi vizitën e tyre në SHBA me një takim me Ferit Hoxha, Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (i cili tani udhëheq edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së), si dhe me Bordin e Ligës Qytetare në New York, të dielën.

Të hënën, në Washington, DC, delegacioni i Luginës së Preshevës u takua me Kongresmenin Jim McGovern, Kryetar i Komitetit Kongresional për të Drejtat e Njeriut “Tom Lantos.” Të marten, delegacioni u mirëprit në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve nga Drejtori i Zyrës për Evropë Qendrore e Juglindore, Martin McDowell, në emër të Zëvendës Ndihmës Sekretarit dhe të Dërguarit Special për Ballkanin Gabriel Escobar (i cili atë ditë ndodhej në rajon për takime). Të mërkurën, delegacioni u takua me Sarah Arkin, përgjegjëse për Evropë në zyrën e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve.

Bashkë me Joe e Shirley, delegacioni mori pjesë në ngjarjen e 25-të vjetore të Asociacionit të ish-Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve “Statesmanship Awards Celebration,” të mërkurën në mbrëmje, me 8 qershor. Delegacioni pati mundësi të takojë shumë kongresismenë e senatorë, ndër më kryesorët, Senatorin Tim Kaine, si dhe ish-Kongesisten Arbëreshe Connie Morella. Delegacioni u shoqërua në këtë ngjarje nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.