Teksa flisnin për tatuazhet, Luizi i tregoi Kiarës se në trup ka emrin e ish-partneres, të cilin e ka mbuluar pas ndarjes me të.
Mirëpo duket se reagimi i Kiarës ka qenë tepër normal dhe e pashqetësuar duke i thënë: “Ti e paske bërë rrugë me këto”.
Kujtojmë se disa javë më parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” këngëtari ka bërë tatuazh firmën e Kiarës.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ky është një tribal.
Kiara: Pse e ke bërë këtë?
Luizi: Kam patur një emër të shkruar dhe i kam rënë përsipër.
Kiara: E paske bërë rrugë me këto emrat.
Luizi: Epo kësaj nuk kam ça ti bëj unë, lazer? Kam qenë 19-20 vjeç kalama.