Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë të gjatë nga selia e partisë, hodhi akuza të shumta në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Basha thotë e konsideroi Ramën si një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë. Po ashtu ai shtoi se lidhjet e Ramës me krimin kanë filluar që kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Lulzim Basha: Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy, dhe të gjithë të vërtetën.

Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi.

Ka qenë një beteje të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm, dhe shpesh herë të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe në nën trysni të jashtëzakonshme.

Për shkak të propagandës së shfrenuar, të financuar me dhjetëra miliona euro, zëri ynë është shuar dhe na është dashur të ndërmarrim veprime dhe sakrifica të mëdha për t’u dëgjuar dhe për të çuar përpara betejën tonë. Këto veprime kanë patur kosto politike për mua personalisht dhe për Partinë Demokratike. Por ne nuk kemi patur asnjë zgjedhje tjetër.

Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar sikurse e kemi kuptuar ne regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri.

Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar sikurse e kemi kuptuar ne regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri.

Kriminelët, drogën, krimin në politikë dhe në aleancë me qeverinë nuk i solla unë. I solli personalisht Edi Rama, me një projekt të qartë, të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të planifikuar.

Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatrice gjigande ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit.

Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë.

Me paratë e krimit dhe të korrupsionit të lejeve të ndërtimit Edi Rama bleu drejtimin e Partisë Socialiste

Në krye të PS-së dhe të opozitës, Edi Rama bashkëpunimin me krimin e ktheu në një model politik. Ai rekrutoi që në opozitë figura të krimit dhe të malavitës kudo në Shqipëri dhe krijoi një aleancë të fuqishme PS-krim me anë të së cilës ai mori pushtetin politik në vitin 2013.

Bashkë me Edi Ramën në pushtet erdhën me dhjetëra krerë rajonalë të krimit, disa duke u bërë direkt deputetë në Kuvend dhe funksionarë shtetërore, të tjerët morën fuqinë për të komanduar pushtetin në zona të ndryshme të vendit.

Që ditën e pare, pushtetin e Kryeministrit, Edi Rama e përdori për ta fuqizuar modelin e ortakërisë krim-politikë në shkallë kombëtare. Madje ai e ngriti atë në një nivel të ri, duke e shkrirë një krimin dhe politikën.

Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste.

Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë cdo veprim politik me kriminelët.

Kjo gjendje nuk është kapje e shtetit nga krimi, është shkrirje e shtetit dhe krimit në një.

Për të arritur në këtë pikë, që ditët e para Edi Rama lejoi dhe mbrojti kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar të kanabisit në të gjithë Shqipërinë:

Nuk duhet patur ansjë dyshim, ishte një projekt i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i Edi Ramës, i cili e sheh krimin dhe drogën si faktor ekonomik.

Nga Bashkia e Tiranës Edi Rama u mësua se droga prodhon para lumë, me të cilat ndërtohën pallate, që është i vetmi aktivitet ekonomik që Edi Rama njeh dhe nxit.

Këtë model zbatoi ai në të gjithë Shqipërinë duke lejuar kanabisin: ekonominë e drogës për të ngritur kulla.

Vazhdimi dihet nga të gjithë. Aktiviteti kriminal i drogës evolon nga ai drogave të lehta në ato të rënda, kokainë dhe heroinë. Evolon nga niveli lokal në atë rajonal dhe pastaj ndërkombëtar.

Pastaj kriminelët me paratë e drogës kapin policinë, drejtësinë dhe politikën. Pikërisht kjo që ka ndodhur në Shqipëri me shpejtësi brenda pak vitesh. Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Donkishotë, por sot Donkishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal.

Unë do të kisha dashur shumë që në opozitë të isha marrë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, por kjo ka qenë e pamundur përballë krimit dhe drogës. Sa herë që ne jemi përpjekur për të dhënë alternativë qeverisëse, skandalet e drogës dhe të krimit na kanë detyruar të çojmë vëmendjen tek krimi dhe droga.

Unë do të kisha dashur shumë që jeta parlamentare e jona të ishte perëndimore, që ne të diskutojmë në Kuvend ide, ligje, vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit.

Por është tallje dhe verbëri kriminale t’i kërkosh opozitës që të ulet dhe të bëjë ligje dhe diskutime parlamentare me Armando Prengën, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Pjerin Ndreun, Ergys Çyrben, Rrahman Rrajen, Ilir Ndraxhin e shumë banditë apo eksponentë të krimit në Kuvend dhe majat e politikës socialiste. Me Rrahman Rrajen nuk flitet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here