Lulzim Basha ka akuzuar Ilir Metën si një prej politikanëve që ishte pro djegies së mandateve të deputetëve të opozitës në vitin 2019. Edhe pse Meta ka deklaruar shpesh se nuk kishte dijeni për djegien e mandateve dhe ishte kundër këtij vendimi, Basha theksoi se Meta ka qenë nxitësi i djegies së mandateve.
“Ilir Meta ka qenë nxitësi i djegies së mandateve njësoj si të tjerët.
Ilir Meta për mua ka pushuar së ekzistuari si faktor politik. Mendimi im është që me Ilir Metën nuk do të ketë asnjëherë aleancë politike, ” deklaroi Basha.