Në media qarkulloi sot lajmi se kryetari i PD Basha ka blerë një vilë të re në “Long Hill”.Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Zyra e shtypit e Partisë Demokratike, duke sqaruar se Basha nuk ka marrë shtëpi të re, por është zhvendosur përkohësisht, për shkak të dëmtimeve nga tërmeti që pësoi apartamenti i familjes Basha.
Ja teksti i plotë i deklarates se zyrës se shtypit të PD:
“Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria. Banesa me qira e familjes se zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria.”