Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, se grupi i tij do të votojë pro rritjes së pagës së gjyqësorit. Ai tha se një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria. “Edhe në seancë grupi ynë do të paraqesë argumente. Ne nuk do të bëhemi pjesë e lojës hidh gurin e fsheh dorën. Ky është një nga ato projektligje që thellë në zemër asnjë qeveri e korruptuar nuk do të donte që ta miratonte. Një gjyqësor me rroga të larta, është më i pavarur nga qeveria”, tha Basha.
Postime te ngjashme
Add A Comment
