Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot datën e lindjes së tij, e cila përkon edhe me 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Mes urimeve të shumta, vend të veçantë zë ai i bashkëshortes së ish-liderit demokrat, Aurelës. Kjo ë fundit ka zgjedhur që ta urojë përmes një fotoje, në të cilën shihet teksa pozon krah bashkëshortit të saj.
“#gezuarditelindjen ❤ #12qershor”, shkruan Aurela Basha.
Ish-kreu i opozitës ka lindur më 12 qershor të 1974 dhe sot ai mbush 48 vjeç.