Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po qëndron në heshtje për lobimet ruse të Partisë Demokratike në vitin 2017 dhe është tërhequr nga daljet në publik.
Basha është bërë i gjallë në Facebook. Ai ka zbuluar se këtë fundjavë ka shkuar me pushime në Kosovë dhe më konkretisht në Prizren.
Por ish-kryetari i PD-së ka treguar që ky është vetëm destinacioni i parë, pasi pushimet nuk do të përfundojnë në Prizren.
Për këtë udhëtim, ai shoqërohet nga bashkëshortja, Aurela dhe dy vajzat Dafina dhe Viktoria.
“Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin e historisë dhe bukurive të shumta natyrore”, shkruan Basha.
