Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lulzim Basha ironi me Sali Berishën: Ku e ka revolucionin që do rrëzonte Ramën për 6 muaj?

11:14 / June 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga takimi me të rinjtë në Vlorë, Lulzim Basha ka folur për Sali Berishën dhe thotë se nuk është penduar për ditën kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. Madje ai ka ironizuar thirrjet e Berishës për “revolucionin paqësor” që për 6 muaj do rrëzonte Ramën.

“Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po tani ku jemi? Jemi më mirë apo më keq? Pse jemi më keq? Sepse vendosi interesin e vet personal mbi interesat e demokratëve.

Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur. Dhe sot hapi i duhur është të reflektosh dhe në rastin e tij të reflektojë dhe të tërhiqet. Kurrë nuk është vonë. Për të ruajtur atë vlerësim për aspektet pozitive të lidershipit të tij, por për të mos e thelluar edhe më tej zullumin, dëmin që i ka bërë demokratëve me pjesë të errëta që janë shfaqur në veçanti gjatë këtyre muajve, gjatë këtij një vit e gjysmë.

Por kjo nuk është në dorën time, as në dorën tënde. Kjo është në dorën e tij. Në dorën tonë është të vazhdojmë verbtazi pas një rruge qore, apo të hapim rrugën tonë dhe të bashkohemi në këtë rrugë për të ecu përpara. Ky është vendimi që duhet të marrim”,-tha Basha.

Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.