“Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, me hilera dhe me një shtet të kapur nga krimi. Në Europë shkohet me vlera, të vërteta, me një Parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë”.
Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për “Deutche Welle”.
“Kur bie vota e lirë, ka rënë demokracia. Në zgjedhjet e vitit 2017, krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e “Rilindjes” kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Parlamenti është produkt i bashkëpunimit me krimin”, shtoi Basha.
