Policia e Durresit procedon kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas takimit me tregtaret.
Mësohet se procedimi ka nisur me akuzën “per shkelje te rregullave kunder perhapjes se COVID-19”. Procedimi ka ardhur pas takimit të tregtarëve në ambiente të mbyllura.
Kryedemokrati zhvilloi sot një takim me biznesin në Durrës duke sfiduar hapur ndalimin për grumbullimet. Kryedemokrati u pa i ulur në ambientet e brendshme të një restoranti me mbi 10 persona të tjerë.
Kujtojmë se lokalet apo restorantet nuk lejohet të hapen para datës 18 maj.
