Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lulzim Basha takon të rinjtë në Fier: Bëhuni pjesë e vendimmarrjes që zëri juaj të dëgjohet

10:11 / October 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën me të rinjtë në Fier, me të cilët ka biseduar për të marrë mendimet dhe propozimet që ata kanë për ndryshimin e situatës.

Basha ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Sipas kreut demokrat, Partia Demokratike e Shqipërisë është e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të mundësuar ndryshimin që presin të gjithë.

“Mëngjes i bukur me rininë e Fierit, për të dëgjuar mendimet dhe propozimet e tyre mbi ndryshimet që ata kërkojnë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes, që zëri i tyre të dëgjohet dhe ambiciet e tyre të mos shkelen nga mungesa e garës dhe meritokracisë.

Ata duan t’u jepen mundësi për të realizuar potencialin dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim, inkurajim të shpirtit të tyre sipërmarrës dhe një jetë më të mirë. Të jenë të lirë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, pranë familjarëve dhe miqve të tyre, e jo nëpër botë.

Angazhimi dhe përfshirja e të rinjve në jetën publike, nis duke u kthyer atyre besimin te politika. Ata do të jenë protagonistë kur modeli që ne do ofrojmë do jetë ai i një politike që u shërben njerëzve, e jo anti-modeli i ndërtuar mbi shantazhin, kërcënimin, baltosjen, korruptimin dhe kriminalizimin”, shkruan Basha në Facebook.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.