Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Joe Biden pas betimit si President i 46-të të SHBA-ve.
Basha shkruan në mesazhin e tij se pret që të punojë me Presidentin Biden për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.
“Urime President Joe Biden dhe Zv.Presidente Kamala Harris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.
