Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar, Rama thumbon: U përballëm me shumë europianë

11:19 / March 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1678874615 Screenshot8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nga Tepelena, thotë se shpallja e Vjosës Park Kombëtar është një moment historik. Rama tha se ky status i hap rrugë mbrojtjes së lumit të vetëm të egër në Europë, ndërsa nuk la pa “thumbuar” edhe të gjithë europianët që bënë fushatë për mbrojtjen e Lumit Vjosa.

“Ky është një moment realisht historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndomë jemi mësuar duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe karar i natyrës. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë që në krye të herës, atë për të cilën jemi zotuar kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk është një venim i lehtë, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Më vjen mirë që ja dolëm kësaj ndërmarrjeje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan për të ardhur deri këtu, veçoj dy njerëz Mirelën ministren dhe Adelinën drejtoren e agjencisë kombëtare të planifikimit. Të cilat me shumë këmbëngulje bashkërenduan shumë forca që u bëtë bashkë në këtë proces. Mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të europës.

Në këtë rrugë për të ardhur deri këtu patëm shumë europainë që pasi zbutën lumenjtë e tyre të egër dhe i shfrytëzuan për interesat e tyre, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja. Pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake, u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Është kënaqësi që iu japim mundësi që atyre të bëjnë një larje sado të sipërfaqshme të ndërgjegjes së tyre”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.