Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lura në flakë, eksperti ngre dyshime: Çfarë tregon shpërndarja e vatrave? A mund të jetë e qëllimshme?

16:39 / August 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1786715316 abdulladiku21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parku Kombëtar i Lurës me pishë të zezë e bredh digjet prej ditësh, teksa ndërhyrjet me forca zjarrfikëse e avionë nuk po arrijnë dot t’i shuajnë flakët.

Deri më tani Policia e Shtetit ka arrestuar 21 autorë zjarresh dhe po heton 44 të tjerë lidhur me zjarret në vend, por për Lurën nuk ka ende një informacion zyrtar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Nën hetim janë vendosur vetëm shefi i monitorimit dhe dy roje.

Mes aludimeve dhe pyetjeve që ende s’kanë përgjigje, eksperti Abdulla Diku analizon disa veçori.

Diku shkruan se kur ka disa vatra të ndara në të njëjtën kuotë ngre dyshime për një pikë ndezjeje dhe rrjedhimisht për zjarrvënie të qëllimshme. Megjithatë, ai thekson se kjo duhet verifikuar në terren, përmes analizave të kronologjisë së zjarrit dhe të dhënave të tabulateve të telefonave.

Reagimi:

A është ky zjarr i qëllimshëm në Lurë?!

Nga disa foto që qarkullojnë në media, për zjarret në Lurë, veçova këtë.

Modeli hapësinor i vatrave të dukshme në shpat ngre dyshime të arsyeshme për më shumë se një pikë origjine.

Nëse pikat e ndezjes ndjekin përafërsisht të njëjtën kuotë, kjo mund të përkojë me një linjë aksesi njerëzor si; shteg, rrugë, kalim blegtorie përgjatë shpatit. Në hetimin e zjarreve do të ishte me shumë interes të kontrollohej pikërisht nëse përgjatë këtij brezi ekziston një rrugë ose shteg i tillë.

Në fotografi dallohen disa zona aktive që prodhojnë kolona tymi relativisht të veçuara. Ato nuk paraqiten thjesht si një front i vazhdueshëm që ka avancuar në drejtimin e pjerrësisë, por si vatra të shpërndara përgjatë një brezi afërsisht transversal të shpatit.

Ky është një element me rëndësi në hetimin e origjinës së zjarrit. Nëse këto vatra kanë filluar pothuajse njëkohësisht dhe midis tyre fillimisht ka pasur biomasë të padjegur, atëherë kemi një konfigurim që kërkon shpjegim. Një zjarr i nisur nga një pikë e vetme zakonisht zhvillon një model përhapjeje të lidhur me pikën e origjinës, të modifikuar më pas nga pjerrësia, era dhe heterogjeniteti i vegjetacionit.

Ky dyshim përforcohet nëse konfirmohet se vatrat janë shfaqur në një interval të shkurtër kohor dhe se era frynte nga poshtë drejt lartësive (siç duket në foto).

Në këto kushte, si efekti i pjerrësisë ashtu edhe ai i erës do të favorizonin avancimin e zjarrit përpjetë, ndërsa do ta bënin më pak të pritshëm krijimin natyror të disa vatrave të ndara në të njëjtën kuotë ose në drejtim të kundërt me erën, dhe duke zbritur poshtë shpatit.

Megjithatë, përcaktimi i zjarrvënies së qëllimshme kërkon verifikimin në terren të pikave të origjinës, kronologjisë së ndezjes dhe përjashtimin e mekanizmave të tjerë të përhapjes, përfshirë krijimin e vatrave dytësore të zjarrit përpara ose larg frontit kryesor, pa qenë e nevojshme që flaka të ketë përshkuar fizikisht gjithë hapësirën ndërmjet tyre.

Sot mund të përftohen të dhënat meteorologjike për çdo pjesë të vendit, ndaj raste të tilla nuk është dhe aq e vështirë të përcaktohen si zjarre të qëllimshme apo jo.

Nëse kombinohet edhe me gjurmimin e numrave të telefonit që kanë qenë në zonë aty, përfundimi del akoma me i saktë.

dyshime eksperti flake lura qellimshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje. Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

17:18 / August 14, 2026

Dhunë në familje në Lezhë e Kurbin/ Dy në pranga, policia zbulon tritol, pushkë dhe automatik

10:41 / August 14, 2026

Vlorë/ Konflikti për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet një prej tyre

09:20 / August 14, 2026

Anija turistike me mbi 100 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët në brigjet e Turqisë, turistët hidhen në det për të shpëtuar

17:58 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.