Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin nacional Çermë-Divjakë ku dy shtetas, të cilët ishin babë e bir, u plagosën rëndë si pasojë e një aksident me motor.
Mësohet se të lënduarit janë Leonard Vrapi, 44 vjeç dhe djali i tij, Alesio Vrapi. Ata janë aksidentuar teksa udhëtonin me motor dhe në një moment kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga.
Të dy janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes ku raportohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën. Kjo pasi, në momentin e aksidentit asnjë nga të dy personat nuk kishte kaskë mbrojtëse.
Policia e cila mbërriti në një kohë të shkurtër në vendngjarje, nga hetimet paraprake të kryera doli në konkluzionin se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte drejtuesi i motoçikletës, gjë që ka sjellë dhe humbjen e kontrollit.
