Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lutfi Dervishi / “Duartrokitësit e humbjes” dhe ringritja e PD-së!

19:50 / May 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lutfi Dervishi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, por ka përjashtuar mundësinë e bojkotit të Parlamentit të ri që do të konstituohet, pas 4 muajsh më 9 shtator.

E thënë troç, PD do të marrë vendet që ka fituar nga përballja elektorale dhe do të vijojë me denoncime ndaj parregullsive të pretenduara.Politika e deritanishmë e partisë më të madhe të opozitës duket të jetë një pranim i heshtur i zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë një kontestim i zhurmshëm i zgjedhjeve.Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar që javën tjetër do të nisë një tur “faktmbledhës” në rrethe, ndërkohë që gjendet përballë kërkesës së kritikëve për të marrë përgjegjësinë për humbjen e radhës dhe për të dhënë dorëheqjen.

Z. Basha në fushatë i është shmangur pyetjes për vendimin që do të marrë në rast humbje. Ai është shprehur i bindur në fitoren e 25 prillit. Optimizmi për fitoren shoqëroi opozitën deri në momentin e mbylljes së kutive dhe entuziazmi arriti kulmin me daljen e disa exit polleve që paralajmëronin një fitore të opozitës, të paktën në kryeqytet.48 orë më pas, pa u mbyllur numërimi i votave, por kur u bë qartë se rezultati nuk mund të ndryshohej, u artikulua kërkesa për dorëheqje të kryetarit të PD-së.

Ndërkohë që në grupin e kritikëve të zotit Basha dallohen qartë individë të zellshëm që “duartrokasin humbjen”, apo dhe individë që nuk kanë më lidhje me PD-në, zëra autoritarë si Bujar Nishani kërkojnë hapjen e një procesi për ringritjen e PD-së!

Bujar Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ish Presidenti i vendit, në deklaratën e parë pas zgjedhjeve foli për dy pengmarrës. “Edi Rama, -tha ai,- po mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike”. Zoti Nishani në mesazhet e tij publike gjatë kësaj jave ka theksuar se: “PD duhet të lihet e lirë për t’u ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë”.

Lutfi Dervishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.