Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lutfi Dervishi / Të gjithë e kanë një plan…deri më 30 qershor!

14:50 / June 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lutfi dervishi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Shumica ka në plan që të zhvillojë zgjedhjet aty ku mundet dhe të ecë përpara duke hedhur mbi kurriz edhe 61 bashkitë.
Opozita e ka shpallur planin se do të bëj të pamundurën që të mos ketë votime më 30 qershor. Bashkitë që kontrollohen nga opozita kanë bërë edhe letra publike në adresë të KQZ-së dhe ministrit të Brendshëm duke njoftuar se do të bëjnë gjithccka për të respektuar dekretin e Presidentit të Republikës.
Presidenti Republikës ka në plan që të bëj cc’është e mundur që dekreti që anullon zgjedhjet e 30 qershoriti botuar në fletoren zyrtare të zbatohet.
Parlamenti e ka në plan të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit.
Ndërkombëtarët e kanë një plan të qartë deri më 30 qershor për të respektuar “kuadrin kushtetues” dhe institucionet shqiptare.
Media e ka një plan për të “mbuluar” datën 30 qershor.

Katër ditë para 30 qershorit duket se e vetmja gjë për të cilët palët bien dakord është se më 30 qershor do të jetë ditë e dielë dhe eventualisht ndoshta bien dakord që të nesërmen është ditë e hënë dhe data do të jetë 1 korrik 2019.

Po zgjidhja?

Votimet e datës 30 qershor ku shpresohet që shumica nuk do të marrë më shumë se 61 bashki nuk e zgjidhin krizën politike. 
Shumica e sheh zgjidhjen tek “fatura” e rëndë që do të paguajë opozita për bojkotin e Parlamentit dhe mos futjen në zgjedhje lokale. Zgjidhja shihet tek “proceset e brendshme” brenda opozitës. Zgjidhja shihet jo tek “mundja” në garë e kundërshtarit, por tek shkatërrimi i tij.
Opozita e sheh zgjidhjen tek “kaosi” eventual i 30 qershorit ose më largpamësit e shohin tek obeziteti i pushtetit që duke marrë gjithçka i zë syri, nuk do të ketë stomak për t’i bërë vend gjithë “presë”. Opozita e sheh edhe ajo zgjidhjen tek “shkatërrimi/asgjësimi” i kundërshtarit.
Ndërkombëtarët e shohin zgjidhjen hap pas hapi duke testuar sa rrugën legale aq edhe realitetin politik në vend.

Për të shkuar drejt zgjidhjes….

Receta është e vjetër dhe e testuar mes sukses në plot vende.

Politikani duhet të sillet si politikan dhe jo si bandidt!
Politika duhet përdorur si art i kompromisit dhe jo si art i konfiliktit!
Partitë duhen trajtuar si organizata politike dhe jo si banda!
Zgjidhja kërkohet te dialogu, dëgjimi tjetrit, te marrëveshja, te kompromisi e o te forca, bulizmi, kërcënimi dhe dhuna!

Interesat e vendit janë mbi ato të partisë, familjes dhe individit.

Deri më tani shohim politikanë që ecin në gjumë dhe flasin në jerm. 
Loja me zjarrin – kur kalon caqet lojës- bëhet më e rrezikshme dhe fatura shumë e rëndë për t’u shlyer. Zgjidhja do të vijë. 
Pyetja është me çfarë çmimi?!

Lutfi Dervishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.