Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lutfi Dervishi / Udhë dhe udhëkryqe!

18:08 / June 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luttt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lutfi Dervishi /

Sot Shqipëria do të ishte një vend tjetër nëse kontratat e rrugëve të nënshkruara me solemnitet në prani të dhjetëra kamerave do të respektoheshin.

Në ekran kemi parë vite me radhë një serial “made in Albania”: premtime mbi premtime, inspektime në kantiere ku duket se punohet jo me 3, por me katër turne dhe më pas befas shfaqet një problem, herë në projekt, herë te kontraktori e nënkontraktori, herë te natyra me kapricot e saj, herë te banorët aty pranë, por asnjëherë tek zyrtarët.

Rruga Tiranë – Elbasan, duhet të kishte përfunduar të paktën 10 herë që nga viti 2013! Për 6 vite mbeti peng i 7 km.

Duhet të kishte përfunduar by pass i Fierit, by pass i Vlorës, rruga e Arbërit, duhet të kishin nisur e përfunduar aeroporte, e linja hekurudhore..

Vitin tjetër festojmë 20 vjetorin e nënshkrimit të memorandumit mes Shqipërisë- Maqedonisë dhe Bullgarisë për ndërtimin e Korridorit të VIII. Më e madhe është sipërfaqja e projektit në letër se puna e bërë në terren.

Për infrastrukturën janë investuar miliarda.

E megjithatë shqiptarët sot kanë një transport hekurudhor pothuaj inekzistent, transportin ujor të munguar, transportin ajror nga më të shtrenjtit dhe për ccmimin e naftës që paguajmë vendosim rekord për transportin rrugor!

Pyetja është: pse investohet kudo dhe jo aty ku është interesi më i madh publik?!

Segmenti Tiranë – Durrës, i planifikuar për të përballuar një trafik prej 20 mijë makina në ditë, sot përballon 50 mijë automjete. Në këtë segment që lidh dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, është 60% e bizneseve dhe 80% e ekonomisë së vendit. Nje ne tre banore jeton ne kete zone, por paratë investohen në segmente që ndoshta nuk do të kenë trafik ditor që të kalojë numrin 500 të automjeteve!

Në kohën që në Parlament pritet të miratohet kontrata koncesionare për dy segmente rrugore me skemën PPP, raporti vjetor i komisionit europian thotë se: Shqipëria nuk ka para mjaftueshëm për mirëmbajtjen e rrugëve dhe hekurudhave duke ccuar në përkeqësimin e tyre!

Projekti 1 miliard euro në rrugë ka nisur të zbatohet, por pikëpyetjet nuk vijnë vetëm nga “opozita rrugore”, por edhe FM që këshillon qeverinë të bëj kujdes, të vlerësoje rrisqet dhe të bëj një deklaratë ku të njihet edhe publiku se ccfarë rreziku ka buxheti për shkak të PPP. (Partneriteti Publik Privat)

Projekte publike si ai unazës së madhe në kryeqyetet jo vetëm kanë ndeshur në protestat e banorëve, por i kanë hapur punë edhe prokurorëve që si rregull në hetimet e rrugëve e humbasin rrugën sapo dalin në oborrin e institucionit.

Udhë dhe udhëkryqe!
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026

Përdhunuesit publikë të biznesit dhe OJF-të e shtypit që duan t’u ruajnë “nderin”

20:19 / July 13, 2026

(Pa)Mundësia si alternativë politike…

10:44 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.