Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ma gjej pak numrin e kësaj gocës me Toyota”: Polici fiksohet te lavazhi, telefonon kolegët

13:47 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e djeshme tre urdhra arrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke shpërdoruar detyrën. Por, më shumë se sa akuza, lajm përbën shkaku se përse policët janë përfshirë në këtë shkelje.

Në dosjen e prokurorisë, sipas ABC NEWS rezulton se polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.

Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.

Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë të dashuruarit me shikim të parë Jon Burri të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.