Ministri Arben Ahmetaj ishte sot në Maminas për të inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të viti të kaluar.
Ahmetaj shkoi edhe në shtëpinë e një nëne 80-vjeçare që jetonte vetëm, ku nguli një gozhdë dhe i premtoi publikisht që do të hyjë në shtëpi në 15 shtator.
“Për katër javë do marrësh çelsat, unë sot i kam thënë kryeministrit se do vija tek shpia jote. I thash që është një nënë që jeton vetëm, të dërgoi të fala. Më tha që Eltoni sot të të premtojë në sy datën që ti do hysh. Premtim për nënën dhe për kryeministrin,” tha Ahmetaj.
Ndërsa, kryebashiaku i Shijakut Elton Arbana ka premtuar se deri më 15 shtator do të hyjë në shtëpi e moshuara.
